Albanian
Albanian | Shqip
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave (SES) është një organizatë vullnetare që mund t'ju ndihmojë në një emergjencë përmbytjeje ose stuhie. Nuk ju duhet të paguani për këtë shërbim.
Nëse telefononi 132 500 nga telefoni juaj, vullnetarë nga SES do të vijnë në shtëpinë tuaj nëse ajo është përmbytur ose dëmtuar nga stuhitë. Gjithashtu ju mund të kërkoni një përkthyes. Vullnetarët e SES gjithmonë veshin një uniformë ngjyrë portokalli. Ata kanë përvojë në përgjigjen ndaj emergjencave të përmbytjeve dhe stuhive.
Ju lutemi shihni më poshtë informacion të mëtejshëm se si mund të përgatisni familjen dhe shtëpinë tuaj për përmbytjet dhe stuhitë.
Nëse nuk e kuptoni këtë informacion, kërkoni ndihmë nga një anëtar i familjes, mik apo fqinj/komshi.
Mesazhe të përgjithshme
Emergjencat mund të ndodhin kudo, në çdo kohë.
Duke qënë të përgatitur për emergjenca, ju mund të zvogëloni efektet e emergjencës dhe të rikuperoheni më shpejt pas saj.
Ne duam të sigurohemi që të gjithë Viktorianët të jenë të përgatitur dhe të dinë se çfarë të bëjnë në rast se zonat pranë tyre preken nga stuhitë ose përmbytjet.
Nëse keni nevojë për një përkthyes për t'ju ndihmuar me informacionin e emergjencës, telefononi Shërbimin e Përkthimit në 131 450 (telefonatë falas) dhe kërkoni që ata të telefonojnë VicEmergency Hotline (1800 226 226).
Nëse njihni dikë që nuk flet Anglisht, jepini atyre këtë numër.
Kini kujdes pas një emergjence, pasi rreziqet mund të vazhdojnë të ekzistojnë.
Mund të jetë akoma e rrezikshme për ju që të ktheheni në shtëpinë tuaj ose në vendin e punës.
Qëndroni të informuar – kontrolloni vazhdimisht paralajmërimet për stuhi dhe përmbytje përmes linjës telefonike të VicEmergency (1800 226 226) ose në faqen e internetit të VicEmergency - https://emergency.vic.gov.au/respond/
Specifike për Stuhinë
Stuhitë mund të ndodhin kudo dhe në çdo kohë.
Ato mund të sjellin erëra të forta, përmbytje të shpejta, breshër të mëdhenj dhe vetëtima.
Ato mund të shkaktojnë dëme të mëdha dhe të vënë në rrezik jetën tuaj.
Nëse keni nevojë për një përkthyes për t'ju ndihmuar me informacionin e emergjencës, telefononi Shërbimin e Përkthimit në 131 450 (telefonatë falas) dhe kërkoni që ata të telefonojnë VicEmergency Hotline (1800 226 226).
Planifikoni se çfarë do të bëni dhe çfarë do të merrni me vete, nëse keni nevojë të evakuoheni/largoheni.
Gjeni se si të përgatisni shtëpinë dhe/ose vendin tuaj të punës dhe çfarë të bëni gjatë një stuhie në faqen e internetit VICSES – www.ses.vic.gov.au